Samsung paralajmëron telefonin e parë të palosshëm

Kompania jugkoreane ka paralajmëruar se gjatë këtij viti do të sjellë telefonin e parë të palosshëm OLED.

Pajisja aktualisht njihet me emrin Galaxy X, ndërkohë është prezantuar edhe prototipi i tij. Galaxy X do të jetë telefon/hibrid i mençur, me ekran 7.3 inç, i cili mund të paloset dhe të funksionojë si telefon dhe tablet.

Tash për tash nuk dihet kur Samsung do të prezantojë pajisjen e tij.