Sa do të kushtojë OnePlus Two?

Pete Lau, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë OnePlus, diskutoi me fansat e tij në Weibo, një rrjet social kinez, për telefonin e ardhshëm inteligjent të kompanisë, i cili me siguri do të quhet One Plus Two. Lau iu kërkoi një mendim fansave se sa mund të kushtojë telefoni inteligjent One Plus.

Ai i pyeti ndjekësit e tij në Weibo, “Nëse One Plus Two vjen me procesorin Snapdragon 810, sa do të kushtojë mendoni ju?” Siç edhe pritje, ai mori përgjigje të ndryshme, dhe më vonë ai shkroi në rrjetin social se “400 dollarë duket çmimi më i arsyeshëm”.

Duhet të theksojmë se përveç telefonit inteligjent OnePlus Two, kompania kineze po planifikon të krijojë edhe seri të tjera OnePlus deri në fund të këtij viti./krokodili.com/