Risitë e fundit të Golf GTI Cabriolet

Kompania Volkswagen ka bërë të mundur sjelljen e risive të reja te modeli Golf GTI Cabriolet, duke bërë të mundur që ta përforcojë me 10 kuaj fuqi.

Golf GTI Cabriolet tashmë është i pajisur me motor, i cili shpenzimin mesatar të karburantit e ka 6,5-litër në 100 kilometra, me 220 kuaj fuqi, dhe me një shpejtësi prej 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 6,9 sekonda.

Ndërkohë përsa ju përket motorëve, konsumatorët kanë të drejtë që të zgjedhin për motorin 2.0-litër TDI me kapacitet prej 110 kuaj fuqi (81kW), si dhe me kapacitet prej 150 kuaj fuqi (110kW).