Publikohen foto të Samsung Z2

Janë shfaqur në internet disa foto të telefonit inteligjent të ardhshëm të Samsung-ut me sistemin operativ Tizen, Samsung Z2. Pajisja pritet të hidhet në treg pas disa muajsh.

Publikohen foto të Samsung Z2 me sistemin Tizen,

Siç mund të shihni edhe nga fotot, telefoni i ardhshëm duket si një përzierje e Samsung Galaxy S3 dhe Galaxy S4. Samsung Z2 do të ofrohet për tregjet në zhvillim, shkruan krokodili.al

Publikohen foto të Samsung Z2 me sistemin Tizen.

Disa nga specifikat e përfolura të Samsung Z2 janë procesori me arkitekturë 32-bit dhe katër bërthama, 1GB RAM, bateri me kapacitet 2,000mAh dhe sistemin operativ Tizen 3.0 UI. Pajisja thuhet se do të ketë ekran qHD TFT-LCD.