Prodhohet kamioni i parë vetë-drejtues

Pas makinave vetë-drejtuese kemi kamionë vetë-drejtues. Kompania britanike Daimler ka krijuar një kamion vetë-drejtues, i cili do ta bëjë transportin rrugor të mallrave më të sigurt dhe më të lirë. Kamioni do të ndihmojë në uljen e numrit të aksidenteve që shkaktohen çdo ditë nga drejtuesit, të cilët duhet të udhëtojnë për ditë të tëra pa bërë pushim.

Kamioni nuk do të zëvendësojë drejtuesit, por do t’i ndihmojë ata gjatë udhëtimit. Kamioni do të lajmërojë menjëherë drejtuesin në situata të vështira, dhe nëse drejtuesi nuk përgjigjet, atëherë kamioni do të fillojë të ulë shpejtësinë gradualisht derisa të ndalet.

Kamioni do të pajiset me kamera stereoskopike për të shikuar korsitë rrugore si dhe radar të serisë së shkurtër dhe të gjatë, të cilët skanojnë rrugët për të parë pengesat para tij, deri në 243 metra./Krokodili.com/

Prodhohet kamioni i parë vetë-drejtues.

Prodhohet kamioni i parë vetë-drejtues ,