Prezantohet Sony Xperia Z3+

Sony prezantoi në fund të muajit prill telefonin inteligjent Xperia Z4. Ky telefon është krijuar vetëm për tregun japonez, ku kompania ka edhe selinë e saj. Sony ka krijuar një version tjetër të këtij telefoni inteligjent për tregjet e tjera në të gjithë botën. Xperia Z3+ është telefoni më i ri i Sony-t, i cili vetëm emrin ka ndryshe nga Xperia Z3, pasi pjesa më e madhe e veçorive janë të njëjta.

1

Xperia Z3+ ka ekran 5.2 inç me rezolucion 1080 pikselë TRILUMINOUS. Përmasat e tij janë 146 x 72 x 6.9 mm, gati të njëjta me ato të Xperia Z3, 146 x 72 x 7.3 mm. Telefoni fuqizohet nga procesori Snapdragon 810 me arkitekturë 64-bit dhe tetë bërthama, së bashku me kartën grafike Adreno 430 GPU dhe 3GB RAM.

2

Kamera e pasme është e njëjtë me atë të Xperia Z3, 20.7 megapikselë pa stabilizuesin optik të imazheve, ndërsa rezolucioni tek kamera ballore është rritur nga 2 megapikselë në 5 megapikselë për të shkrepur selfie. Bateria është me kapacitet 2900mAh, pak më e ulët se bateria 3100mAh që fuqizon Xperia Z3. Megjithatë, Sony premton se bateria do të zgjasë për dy ditë.

3

Xperia Z3+ ka marrë certifikimin IP 65/68, që do të thotë se është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit. Telefoni do të hidhet në treg nga sezoni i verës, ndërsa çmimi nuk është bërë i ditur akoma.