Për shkak të coronavirusit, të ardhurat e pronarëve të TikTok u rritën për 130 për qind

Ndërmarrja e teknologjisë me bazë në Pekin, ByteDance, pronar i aplikacionit TikTok, fitoi rreth 5.64 miliardë dollarë të ardhura në tremujorin e parë, duke u rritur 130 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Dhe një kontribues kryesor për këtë është coronavirusi, i cili ka detyruar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Të ardhurat e synuara të ByteDance për vitin 2020 thuhet se janë rreth 30 miliardë dollarë.

ByteDance dëshiron të arrijë gjysmën e të ardhurave të rivalit Tencent Holdings, thanë burime të informuara.

Tencent, kompania udhëheqëse e mediave sociale dhe lojërave të Kinës, raportoi të ardhura prej afro 50 miliardë dollarë në vitin 2019.

Shumica e të ardhurave të ByteDence vijnë kryesisht nga reklamat në aplikacionet e saj në Kinë, përfshirë aplikacionin për mbledhjen e lajmeve Jinri Toutiao, si dhe versionin vendas të TikTok, thanë burimet.