Pamjet e reja të iPhone 12 shfaqin dizajnin e mahnitshëm të smartfonit

Në disa raste tashmë është raportuar që data e lëshimit të iPhone 12 të Apple do të vonohet, ndoshta deri në tetor ose ndoshta edhe në nëntor, varësisht se sa i rëndë është ndikimi i koronavirusit.

Përdorusit e Apple mund të duhet të presin më gjatë se normalisht për të pasurnë duart e tyre iPhone-in e gjeneratës së ardhshme të firmës.

Por, ajo për çka ata nuk duhet të presin fare janë pamjet e para dhe dizajnin e ri të modelit të shumë-përfolur të iPhone-it të ri.

Modelet përfundimtare të iPhone 12 dhe iPhone 12 Pro të Apple kanë dalë së fundmi, dhe tani një seri e re imazhesh na tregon se si duken pajisjet e dashura shumë nga milionë përdorues në mbarë botën.