Ora e zgjuar Huawei GT 2 arrin më 19 shtator

Huawei është gati të lansojë orën e mençur Watch GT 2, e cila do të përdorë çipin Kirin A 1.

Kompania kineze e njoftoi këtë përmes një video-klipi në faqen Weibo,

Videoja nuk zbulon asgjë në lidhje me Watch GT 2 përveç se do të përdorë një çip të ri për orën e zgjuar – Kirin A1, e cila do të dalë në treg më 19 shtator.

Tash për tash nuk dihet çmimi i orës së ardhshme të Huawei.