Njoftohuni me super-veturën libaneze me 1250 kuajfuqi

Zedro është një kompani e re libaneze me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kjo kompani ka ekspozuar kreacionin e saj të quajtur Notorious në panairin e veturave në Dubai, transmeton Koha.net. Si bazë për krijimin Zedro Notoriousit ka shërbyer modeli G37 i Infinitit (nën-brendi luksoz i Nissanit).

Karroceria e super-veturës së re libaneze përbëhet nga fibra të qelqit ose nga fibra të karbonit te versioni më i shtrenjtë.

Gjithashtu, versioni më i shtrenjtë i Notoriousit ka motor 3.7-litër V6 Twin-Turbo me kapacitet prej 1,250 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 3,4 sekonda.

Zedro, po ashtu, planifikon që Notoriousin ta prodhojë në seri të kufizuar prej 100 njësive, ku 5 prej tyre tashmë i ka shitur.