Një smartphone për… qenin

Një kompani e quajtur DogTelligent ka krijuar një qafore që ka gjithçka që mund të prisni nga një smartphone,  por është për qenin tuaj.

Ajo i jep mundësinë pronarit të gjurmojë dhe të komunikojë me kafshën e tij kur nuk e sheh vërdallë. Qaforja teknologjike përfshin GPS, G3, wirless, një termometër, drita Led, një folës ultrasonik dhe një mikorofon.

Kjo qafore ka një avantazh virtual, një gardh teknologjik, që i ndalon qenit të largohet pa i shkaktuar dhimbje, dhe është e vetmja qafore me shok elektrik në treg. Kur qeni largohet shumë, pajisja do të vibrojë, do të japë sinjale dhe do të stimulojë qaforen.

Pronarët e kafshëve mund të vendosin vetë rrethin e zonës së sigurtë nëpërmjet një aplikacioni në smartphone. I njëjti aplikacion i jep mundësinë të gjurmojë qenin kur largohet nga ky rreth, dhe tregon nivelin e aktivitetit të qenit, njësoj si për njerëzit.

Madje, nëse qeni leh shumë, qaforja ka një mjet i cili lëshon tinguj ultrasonic (që njeriu nuk mund t’i dëgjojë) për të mos lehur më.

Megjithatë kjo nuk është qaforja e parë hi- tech në treg. PetPace ka një qafore që i shkruan pronarit kur qeni i tyre është i mërzitur, ndërsa Pod është një mjet i thjeshtë gjurmimi për t’u siguruar që kafsha nuk ka humbur sërish./TCH/