Një mësim i mirë për të gjitha ata që janë të fiksuar pas telefonit (Video)

Jeni përplasur ndonjëherë me derën ndërkohë që ishit shumë të përqendruar tek telefoni duke kontrolluar mesazhet elektronike dhe rrjetet sociale? Keni luajtur lojëra, kur në fakt duhet të fokusoheshit në mësim? Apo keni shkruar mesazhe tekst ndërkohë që po drejtonit makinën? Telefonat inteligjentë mund të jenë të dobishëm në jetën tonë të përditshme, megjithatë është e rëndësishme të vendosim limite dhe të mos lejojmë që bota të kalojë përreth nesh ndërkohë që ne e shohim atë nga një ekran i vogël në dorën tonë!

Disa studentë kinezë kanë krijuar një film vizatimor të shkurtër satirik që përshkruan varësinë ndaj telefonave inteligjentë të shoqërisë moderne. Videoja shërben si mësim për të gjithë ata që janë të fiksuar pas telefonit./krokodili,al/

https://www.youtube.com/watch?v=PsH9wGB_Acs