Nissan në telashe, Mercedesi nuk ia lejon motorin e tij për modelin e radhës

Nissan planifikon të përgatisë Navara për të konkurruar Ford Ranger Raptor, por në këtë përpjekje nuk do të ketë ndihmën e Mercedesit.

Prodhuesi japonez ka paralajmëruar V6 dizel nga klasa X e Mercedesit si motor për modelin e fuqishëm Navara, por kjo nuk do të ndodhë, transmeton KosovaPress.

“Nissan kurrë nuk do të marrë V6”, tha drejtori i shitjes për Australi dhe Zelandë të Re, Scot Williams.

Ai theksoi se bashkëpunimi i Mercedesit dhe Nissanit, e cila ka mundësuar ndërtimin e platformës së klasës X që përdor Navara nuk përfshin motorin e Daimler 3,0 litra V6 turbodizel, transmeton KosovaPress.

Nga ana tjetër, Nissan nuk është i gatshëm për shpenzime të mëdha për një sistem të ngjashëm që gjendet në X350d 4Matic.

Nissan Navara me pajisjen e nivelit më të lartë do të duhet të jetë makinë terreni, por ende nuk ka asnjë shenjë se çfarë motori do të ketë.

Sigurt është se ky nuk do të jetë motori i Mercedesit që siguron 258 kuaj fuqi.

Për çdo rast, Nissan duhet të kërkojë një motor që do të jetë konkurrues i denjë i Fordit.