Nissan blen Renault?

Kompania japoneze Nissan njoftohet se ka nisur negociatat me qeverinë franceze lidhur me blerjen e aksioneve të saj prej 15 për qind në Renault.

Ky veprim do të ndryshojë tërësisht strukturën e pronësisë së aleancës që Mitsubishi ka bërë që nga viti 2016, pasi qeveria do të braktisë ndikimin e saj në Renault dhe prodhuesi francez do të heqë dorë nga kontrolli mbi Nissanin, thonë burime të paemëruara.

Këto spekulimet janë demantuar nga aleanca Renault-Nissan-Mitsubishi, por edhe nga radhët e qeverisë franceze, transmeton KosovaPress.

Nga aleanca pretendohet se “po eksplorojnë mundësitë e sinergjisë më të thellë dhe rritjen e konvergjencës operacionale, por nuk planifikojnë të ndryshojnë marrëdhëniet e aksioneve të pronësisë reciproke”.

Renault zotëron 43.4 për qind të pjesës së Nissan, por në vitin 2015 ka rënë dakord për kontrollin e kufizuar të partnerit të tij më të madh.

Nga ana tjetër, Nissan aktualisht është pronar i 34% të aksioneve të Mitsubishit, i cili duhej të pranonte injektimin financiar të konkurrentit pas një skandali me emisione të gazit të dëmshëm dhe 15% të Renault.

Sipas rregullave të bursës së Tokios, Renault do të humbiste të drejtën e tij të votimit në Nissan nëse prodhuesi japonez rrit aksionet e saj në Renault më shumë se 25%.

Ndërkohë, nëse qeveria franceze shet një pjesë ose të gjitha në Renault, presidenti Emmanuel Macron do të gjendej nën një goditje më të madhe publike sesa ndodhet për shkak të shitjes së kompanive kombëtare, të tilla si prodhuesit të trenave të shpejtë Alstom, duke ua shitur palëve të huaja.