Në iPhone të ri pritet të ketë edhe një kamerë 3D në pjesën e pasme

Kamera 3D që ndodhet në pjesën e përparme të iPhone 11 Pro, pritet së shpejti të jetë edhe në pjesën e pasme të iPhonëve të ri.

 

Fast Company duke u bazuar në burime që nuk i ka bërë të ditura, pretendon se së paku një iPhone që lansohet gjatë këtij viti do ta ketë këtë kamerë shumë të dëshiruar.

Sipas të njëjtave burime, kjo kamerë është duke u zhvilluar për dy vjet, por se nuk ka vendim të saktë se në cilin smartfon të ri nga Apple do të jetë. Ka shumë telefona që janë në treg, që e kanë kamerën me thellësi 3D, ndërsa e njëjta shihet edhe në Samsung Galaxy S20.

Por, ai vlen të theksohet, se Apple bëri më shumë sesa shumica e prodhuesve, me kamerën e saj të përparme TrueDepth, ndërsa ka një nga ssitemet më të mira për njohjen e fytyrës.

Gjatë kohëve të fundit, kemi dëshiruar shumë lajme, se Apple është duke e zhvilluar këtë kamerë, që punon në distanca të shkurtra, ndërsa e ka mundësinë të krijojë ambiente me objekte tre dimensionale, kur realizon fotografi nga 4.5 metra.

Fillimisht, ky sistem do t’i ndihmojë Apple të zhvillojë aplikacione për “realitetin e shtuar”, ndërsa më pas do të ketë edhe mundësi tjera për realizime sa më praktike.