Motorola Moto G6 Plus vjen me procesor Snapdragon 660

Pasi që Moto G6 dhe Moto G6 Play janë prezantuar më herët në Geekbench, tash atyre u është bashkëngjitur edhe modeli G6 Plus.

Në vend të procesorit Snapdragon 630, sipas listingut Geekbanch, pajisja do të ketë Snapdragon 660 @2.21GHz.

Pajisja do të ketë ekran 5.93 inç FullHD+ , 4GB RAM dhe 32GB deri në 64 RAM hapësirë të brendshme.

Pritet të ketë sistem me dy kamera të pasme 12MP + 5MP, bateri 3200mAh dhe mbështetje për dual SIM.

Motorola Moto G6 do të prezantohet më 19 prill në Brazil.