Mos e lerëni telefonin gjatë tërë natës në rrymë, gabim me pasoja të rënda

Kur kujtohesh që telefoni nuk ka bateri, e vë në karikim gjatë natës dhe kur zgjohesh është i mbushur. Është diçka që të ndodh zakonisht apo jo? Çdo natë bën të njëjtin plan – telefonin gjatë gjithë natës në prizë. Por a është kjo një mënyrë e gabuar që dëmton baterinë e telefonit apo është thjeshtë një supozim i disa njerëzve? A i bën keq telefonit të rrijë në karikim edhe kur bateria është plotësisht e mbushur? Mund të ketë dëme?

Sipas New York Times, përgjigjja është PO. Pra, nëse telefoni vazhdon të rrijë në karikim edhe pasi bateria është mbushur, dëmton baterinë. Dhe nuk ka rëndësi nëse je një njeri që e ndryshon telefonin çdo 2 vjet.