Momenti kur shpërthen një Lamborghini

Ky është momenti kur dy vëllezër ia dalin të shpëtojnë nga makina e tyre Lamborghini, e cila mori flakë dhe më pas shpërtheu.

Makina Lamborghini Gallardo shpërtheu në një qytet në Kinë.

Dy vëllezërit nuk kishte shumë që e kishin blerë makinën për mbi 600 mijë euro.

Një nga vëllezërit tha se nuk e kuptoi se çfarë ndodhi.

“Zjarri nisi nga poshtë dhe u përhap menjëherë. Dua të di çfarë ndodhi sepse është makinë e re dhe kisha një muaj që e kisha blerë”.

Megjithatë ai tha se është i çliruar, pasi kishte siguracion të plotë.

https://www.youtube.com/watch?v=JKFGz_mtfmc