Mijëra përdorues po raportojnë probleme me WhatsApp-in

Mijëra përdorues të WhatsApp kanë raportuar një problem me WhatsApp këtë pasdite, sipas të cilit nuk shfaqet ora se kur ka qenë aktiv një përdorues për herë të fundit.

Karakteristika lejon përdoruesit nëse dëshirojnë ose jo t’ua bëjnë të mundur se kur kanë frekuentuar herën e fundit aplikacionin e bisedave, që aktualisht është në pronësi të firmës gjigante ‘Facebook’.

Përdoruesit e aplikacionit komunikues filluan të raportojnë që ky lloj opsioni tek disa përdorues ua kishte bërë automatikisht të mundur të tjerëve që ta shohin herën e fundit se kur kanë hyrë në ‘WhatsApp’, pavarësisht se e kanë fshehur një gjë të tillë. Kësisoj, rrjeti komunikues dyshohet se ka pasur një sulm në pjesën e sigurisë.

Zyrtarët përgjegjës në pjesën e komunikimit me publikun ende nuk ka dhënë ndonjë deklarim lidhur me problemin.