Microsoft: Windows 10 është versioni i fundit i Windows-it

Gjatë konferencës Ignite të Microsoft-it, një punonjës dhe zhvillues i gjigantit softuerik, Jerry Nixon, u shpreh “Për momentin ne po realizojmë Windows 10, dhe meqë Windows 10 është versioni i fundit i Windows-it, ne po vazhdojmë akoma të punojmë për të.” Kjo nënkupton që Microsoft nuk do të realizojë më versione të tjera pas Windows 10.

Windows 10 është versioni i fundit i Windows-it në kuptimin që nuk do të ketë më përditësime madhore të Windows-it pas këtij. Microsoft po planifikon të kthejë Windows-in në një shërbim, ku do të vazhdojë të marrë përditësime, por nuk do të ketë më versione të reja. Përditësimi i radhës do të jetë në vitin 2016, që do të ketë nofkën Windows Redstone, por do të jetë akoma Windows 10 dhe jo 11 apo diçka tjetër. Më saktësisht, nuk do të ketë më versione Windows X, ku versioni X është një numër ose emër./Krokodili.com/