Microsoft ka krijuar një sajt që zbulon moshën tuaj duke u bazuar tek fotoja

Sa vjeç dukeni? I vjetër në krahasim me moshën tuaj, apo shumë ri sa të tjerët ju shohin çuditshëm sa herë porosisni një birrë? Jeni kureshtarë të dini se sa vjeç mendon kompjuteri se jeni duke u bazuar tek fotoja juaj?

Microsoft ka krijuar një sajt që zbulon moshën tuaj duke u bazuar tek portreti në foto. Nëse doni ta provoni këtë veçori të re, mund të klikoni tek sajti how-old.net, të ngarkoni një foto të fytyrës suaj dhe sajti do të përpiqet të gjejë moshën tuaj. Kur e krijoi këtë sajt, kompania priste që vetëm 50 persona ta përdorin këtë opsion të ri, por brenda pak orësh sajti tërhoqi mbi 35000 përdorues.