Mercedes do të shesë vetura me hidrogjen në SHBA

Mercedes-Benz zyrtarisht do të konkurrojë me Toyota dhe Honda në tregun e veturave me hidrogjen në SHBA.

Mercedes sot zbuloi versionin me hidrogjen të SUV-it të tij GLC.

GLC F-Cell pritet të dalë në tregun amerikan deri në fund të vitit 2019, transmeton KosovaPress.

I kombinuar me bateri, Mercedes thotë se SUV mund të vozitet 271 mile me një mbushje të vetme.