Mercedes G, më shumë modele, më shumë fuqi

Klasi G është edhe dinosauri i makinave me yll.

Që prej 36 vitesh, programi nxjerr në treg modele të shumëpëlqyera.

Për këtë arsye Mercedes ka vendosur të hedhë në treg disa modele me më shumë fuqi.

Fillimisht një G500 me motor biturbo 4.0 litër- V8.

Makina me benzinë ka 422 kuaj fuqi.

Ndërkohë versioni me naftë G350d do të ketë 245 kuaj fuqi, nga 211 që ka aktualisht.

Akoma më të fuqishëm do bëhen modelet AMG G63 dhe G65. I pari kap shkon 571 kuaj fuqi me xhiro 760 njuton-metër.

AMG G65 vjen me 12 cilindra dhe 630 kuaj fuqi dhe me xhiro deri në 1 mijë njuton-metër.

Për të katër variantet, Mercedes premton më pak shpenzim karburanti.

Për çmimet ende nuk ka gjë të saktë, por mendohet se G350d mund të shkojë deri në 90 mijë euro, kurse G500 rreth 105 mijë euro.

Neue Modelle und mehr Leistung: Mercedes bringt die G-Klasse auf TrabNeue Modelle und mehr Leistung: Mercedes bringt die G-Klasse auf TrabNeue Modelle und mehr Leistung: Mercedes bringt die G-Klasse auf TrabNeue Modelle und mehr Leistung: Mercedes bringt die G-Klasse auf Trab