Mënyra më e lehtë si të fshini të dhënat e shumta që keni shpërndarë në internet

Në internet ka shumë të dhëna personale, të cilat shfrytëzuesit i shpërndajnë vet, por ka mundësi që ato të jenë marrë në mënyrë jo të rregullt dhe vazhdojnë të mbesin të ekspozuara duke përbërë rrezik të konsiderueshëm.

Gjithmonë ka mundësi, që një numër i madh i këtyre të dhënave të fshihen dhe të niset nga fillimi, me përdorimin e shërbimeve të ndryshme të internetit, me më shumë kujdes.

Por, iniciativa për një pastrim të tillë, është procedurë jo e këndshme dhe shumica që e fillojnë atë, nisin të merren me diçka tjetër që është më atraktive.

Derisa, Data Detox Kit që bën fshirjen e të dhënave të panevojshme, është shumë efikase, mirëpo përdorimi i këtij aplikacioni kërkon shumë kohë dhe është mjaft i bezdisshëm.

Që të pastrohen të dhënat në internet, si dhe në pajisjet e shumta që përdoren, mund të shfrytëzohen këto mënyra që janë mjaft të lehta dhe të shpejta.

Fshini aplikacionet e panevojshme

Shkarkimi i një aplikacioni para disa muajsh, që është përdorur për vetëm disa ditë, vazhdon të mbetet në smartfon dhe ndikon që të ngadalësojë procesin.

Ky nuk është i vetmi problem, sepse mbledhë edhe shumë të dhëna personale, që mund të përdoren më pas nga grupe të ndryshme.

Fshirja e këtyre aplikacioneve, iu liron hapësirën e nevojshme në smartfon, si dhe bllokon qasjen në të dhënat e juaja.

Ndaloni treguesin e lokacionit

Vetëm nëse jeni duke e përdorur ndonjë aplikacion, i cili kërkon që vazhdimisht ta mbani ndezur lokacionin, përndryshe duhet ta ndaloni atë.

Kur lokacioni është i ndezur, dikush mund të dijë se ku po qëndroni, rruga që bëni, lokalet ku rini, si dhe dyqanet ku blini.

Për dikë që është i interesuar për këto të dhëna, mund t’i merr me lehtësi, për të kryer më pas ndonjë aktivitet që nuk do t’ju konvenonte.

Shkarkoni në menaxher për fjalëkalim

Mund të duket si e pabesueshme, se si një fjalëkalim i vetëm, mund t’ju mbajë të sigurta disa llogari të ndryshme.

Por, mjafton që të jetë një fjalëkalim i fortë dhe me shifra të ndryshme, që do të shfrytëzohet që të hapen të gjitha llogaritë që keni.

Në shumicën e rasteve, shfrytëzuesit e përdorin fjalëkalimin e njëjtë, apo me ndonjë ndryshim të vogël, që të hapin disa llogari.

Megjithëse ndonjë llogari në rrjete sociale, mund të duket e panevojshme, vazhdon të ketë të dhëna personale të përdoruesit, që mund të përdoret për aktivitetet të padëshirueshme.

Pastroni llogaritë në rrjetet sociale

Llogaritë në rrjetet sociale, janë shumë të rrezikshme sa i përket mbledhjes së të dhënave përsonale, përfshirë edhe detajet më të vogla.

Megjithëse miq të ndryshëm dhe të largët, duket se janë të këndshëm, iu pëlqejnë dhe nuk iu bezdisin, por prapa tyre mund të qëndrojnë rrjete të rrezikshme, që përpiqen të mbledhin të dhëna.

Ata mund të mbledhin të gjitha të dhënat, prej grupeve ku jeni regjistruar, deri te preferencat nga agjencitë që ofrojnë shërbime dhe mallra.

Këto nuk janë edhe aq të rrezikshme, sa ndërhyrja në kamerë dhe aktivizimi saj, që mund të shkaktonte dëme shumë të mëdha.

Për të parandaluar këto, shikoni mire listën e miqve dhe largoni llogaritë që nuk duket se janë të vërteta, shikoni ku iu kanë bërë tag, kontrolloni ata që mund t’ju shikojnë profilin dhe kanë mundësi që t’ju kërkojnë nëpërmjet emailit dhe numrit të telefonit.

Në asnjë mënyrë, mos e përdorni ndonjë llogari të rrjeteve sociale, që të kyçeni në ndonjë tjetër, apo ueb-faqe, sepse bartja e të dhënave do të jetë shumë e madhe, andaj krijoni nga një për secilën që iu nevojitet.