Me “krahun për selfie” nuk do të dukeni më të vetmuar në foto

Shkopinjtë selfie mendonim se ishin të vetmit aksesor të krijuar për selfie, por si duket e kemi zhvleftësuar fuqinë e teknologjisë, pasi tani kemi një pajisje të re që do të na ndihmojë të shkrepim selfie.

Një grup artistësh amerikanë mendojnë se kanë gjetur një zgjidhje më të mirë për të shkrepur selfie, sidomos për ata njerëz që nuk duan të duken si të vetmuar në një selfie. Njihuni me “krahun për selfie”, i dizajnuar nga artistët Justin Crowe and Aric Snee. Tani ju do të mund të pozoni vetëm para monumenteve dhe objekteve të ndryshme, ndërkohë që dukeni sikur po mbani dorën e dikujt tjetër. Në fund të pajisjes është pjesa ku qëndron telefoni, i cili kur shkrep foton kap edhe një pjesë të “krahut”, shkruan krokodili.

“Krahu për selfie” nuk peshon shumë dhe është i lehtë për t’u mbajtur. Kjo pajisje nuk është hedhur akoma në treg, aktualisht është vetëm prototip, por shpresojmë që të nisë prodhimi i saj shumë shpejt.

Me krahun për selfie nuk do të dukeni më të vetmuar në foto

Krahu për selfie