McLaren me format të ri dizajnimi, vetëm për makinat elektrike

Forma re e dizajnit, duket se do t’i sjellë të ardhme të ndritur

Deri më tani, McLaren është dëshmuar për inovacion në automobilizëm, me krijimin e vendosjen e motorit V8 turbo dysh në mes, strukturë të jashtme me fibra karboni, sistem të dyfishtë për transmisionin e shpejtësisë, Mirëpo, si një kompani që gjithnjë është e pranishme në treg me makina shumë të pëlqyeshme, është punuar edhe në format e ri të dizajnimit, vetëm për makinat elektrike që do të sjellë në të ardhmen.

Sigurisht se kjo nuk do të ndodhë as pas disa vitesh, por ilustrimet që i ka bërë Daniel Platek, duken mahnitëse dhe mund të përpunohen me kohë, që të jenë sa më të përshtatshme.

Kur konkurrenca si Porsche, Ferrari, Koenigsegg, Aston Martin dhe Mercedes që po punojë në avancimin e makinave elektrike, as McLaren nuk dëshiron të mbetet prapa.

Modeleve P1 dhe Speedtail, nuk i është larguar motori me djegie të brendshme, por i është shtuar edhe një tjetër elektrik, që t’i ndihmojë, si hap fillestar në elektrifikim.