Mbyllet Outlook

Gjigandi softuerik Microsoft do të zëvendësojë Outlook.com me platformën Office 365 dhe kështu t’i zhvendosë të gjithë përdoruesit nga njëra në tjetrën platformë. Shërbimi i ri do të ketë veçori goxha të mira, përfshirë këtu edhe aplikacionin Outlook Web Access.

Arsyeja e këtij ndryshimi thuhet të jetë ideja që të sigurohet se platformat Microsoft Outlook, Exchange dhe Office 365  do të jenë të lidhura me njëra-tjetrën.

Gjatë një interviste të dhënë për The Verge javën e kaluar, menaxheri i përgjithshëm i Microsoft-it për aplikacionet Office, Rob Lefferts, deklaroi se do të bëhen disa ndryshime tek ndërfaqja si pjesë e këtij shkëmbimi të platformave. “Ka shumë mundësi që të bëhen disa përmirësime vizuale,” –tha Lefferts.

Tash e disa muaj Microsoft nuk e përditësuar shërbimin e saj të mesazheve elektronike Outlook.com.