Magjia e Photoshop-it

Photoshop-i na lejon që të arrijmë standardet tona të paarritshme të bukurisë. Ndërhyrjet që bëhen me Photoshop nëpër revista të ndryshme janë kthyer tashmë në një metodë pune. Në pamundësi për të qenë gjithmonë në formë dhe të kuruar në imazh, shumë prej personave të famshëm i drejtohen këtij programi kompjuterik për ndihmë.

Për të treguar magjinë e Photoshop-it, fotografja Elizabeth Moss ka publikuar tri video që tregojnë ndryshimet drastike që përfitohen nga ky softuer.