Loja Snake së shpejti në pajisjet iOS, Android dhe Windows Phone

Para Angry Birds dhe Candy Crush Saga, loja më popullore për pajisjet mobile ka qenë Snake, e cila ka qenë instaluar në telefonat me ekran njëngjyrësh të Nokia-së. Taneli Armento ishte krijuesi i lojës origjinale Snake për telefonat Nokia. Tani ai ka bashkëpunuar me kompaninë Rumilus Design për të sjellë këtë lojë në telefonat inteligjentë.

Snake Rewind do të jetë versioni modern i lojës origjinale të gjarprit. Loja do të përfshijë elemente nga versioni i vjetër, por do të ketë edhe veçori të reja interesante, si mundësia për të luajtur lojën edhe nëse gjarpri përplaset me muret mbrojtëse.

Loja do të jetë me 10 nivele të ndryshme, ku secili nivel do të ketë pamjen e tij dalluese si dhe muzikën. Loja Snake Rewind do të realizohet më 14 maj për platformat e pajisjeve mobile iOS, Android dhe Windows Phone./krokodili.com/