Lexus ka marrë më në fund vendim, se çfarë do të bëjë me modelin e vjetruar IS

Duhet veprim i shpejtë, pasi ka kaluar kohë e gjatë, që kur doli nga prodhimi

I prezantuar më 2013, me një dizajn shumë kontrovers, modeli IS është vjetruar mjaft mirë.

Në vitin 2016, pësoi një ndryshim të lehtë në dukje, me dritat të pasme dhe të përparme të ri dizajnuara dhe me disa ndryshime të lehta.

Brendia është pajisur me sistem të ri infotetitmant, në mënyrë që për një kohë, të mund të mbijetojë në treg. Kohë më parë, është raportuar se Lexus IS do të arrijë si i ri dizajnuar, por kjo doli të mos jetë e vërtetë.

Megjithatë, Lexus më në fund ka marrë vendim, se çfarë me këtë model dhe për momentin, bëhet e ditur se nuk do të largohet nga prodhimi.

Gjatë vjeshtës që vjen, do të ri dizajnohet sërish, që të përshtate me nevojat e kohës, ndërsa nuk dihet niveli i ndryshimeve që do të pësojë.

Arsyet pse nuk do të ri dizajnohet në tërësi, është për shkak të shpenzimeve të ëmdha që kërkohen në këtë ndryshim, derisa konkurrenca me të cilën përballet, është shumë e madhe.

BMW 3 Series dhe Mercedes-Benz C-Class, janë sedanë shumë të fuqishëm dhe janë përhapur shumë në treg, gjë që do ishte e vështirë për Lexus IS në të ardhmen.