Lansimi i ‘PlayStation 5’ mund të jetë vetëm çështje javësh

Zhvilluesi i lojërave, David Jaffe, i cili më parë ka punuar në God of War, kohët e fundit ka cicëruar në Twitter që lansimi i konzolës ‘PlayStation 5’ pritet të bëhet pas 4 javësh.

“Dua të tregoj sekretin më të madh kohëve të fundit: Shkurti mund të jetë muaji kur do lansohet PS5, ashtu siç bënë me PS4”, thuhej në cicërimë në llogarinë zyrtare në Twitter të zhvilluesit të lojërave.

Përkundër kësaj, më herët PlayStation në një deklarim zyrtar kishte thënë se lansimi i gjeneratës së pestë të ‘PlayStation’ mund të bëhet në kohë të festave të fundvitit të 2020-ës.

Në rast se ndërmarrja teknologjike lanson konzolën muajin e ardhshëm, i bie se del nga karakteri i premtimeve të datave.

Kështu, gjeneratat e mëparshme firma i kishte lansuar në datat e premtuara.