Ky robot mund t’i lë pa punë kamarierët

Një mace robotike, e dizajnuar për të dërguar pjata me ushqim për klientët e restorantit, është lansuar në ekspozitën e teknologjisë të Shoqatës së Teknologjisë së Konsumatorit në Las Vegas.

BellaBot, e ndërtuar nga firma kineze PuduTech, është një nga shpikjet e çuditshme robotike që po shfaqen në këtë ngjarje këtë vit, transmeton, njofton BBC.

Krahas kësaj, është prezantuar edhe RollBot. Ky robot përshpejton vendosjen e letrave higjienike në kërkesë të banjove që kanë mbaruar nga gjërat.

Një ekspert tha që ka të ngjarë që robotët e ekspozuar në CES të vazhdojnë të “vjedhin” profesionet e së ardhmes.

Bellabot mund të rrezikojë edhe profesionin e kamarierëve, meqë kryen të njëjtin shërbim për një kosto më të ulët.