Ky mjet ju mundëson heqjen e sfondit nga një fotografi, brenda 5 sekondave

Ka raste kur doni të hiqni sfondin nga një imazh dhe thjesht të izoloni subjektin, si në një fotografi ku thjesht dëshironi një person në plan të parë. Ka shumë mënyra për të bërë këtë, dhe varësisht nga durimi dhe aftësia juaj, ndonjëherë mund të keni sukses ose të dështoni.
Megjithatë, nëse nuk mendoni se jeni veçanërisht i aftë në përdorimin e aplikacioneve si Photoshop dhe dëshironi vetëm një mënyrë të shpejtë dhe relativisht të lehtë për të hequr imazhet e sfondit, atëherë mund të jeni i interesuar në një mjet falas online, të quajtur remove,bg
Ky është një mjet në internet që pretendon se brenda 5 sekondave, do të jetë në gjendje të heqë imazhet e sfondit nga fotot.
Kjo me sa duket ndodh falë përdorimit të intelegjencës artificiale AI, që e bën mjetin “më të zgjuar” në heqjen e imazheve të tilla.
Sipas FAQ të uebit, “Ne përdorim teknologji të sofistikuar të AI për të zbuluar shtresa dhe për t’i ndarë ato nga sfondi. Për të përmirësuar rezultatet, ne kemi disa algoritme shtesë, për shembull për të përmirësuar detajet e imëta dhe për të parandaluar ndotjen e ngjyrave “.
Deri më tani, mjeti punon vetëm për largimin e sfondeve në imazhe që përmbajnë fytyrën e një personi, që do të thotë se do të punojë vetëm për portrete tani për tani, megjithëse zhvilluesit kanë plane për të zgjeruar funksionalitetin. /