Kur vetura lind veturë (VIDEO)

Audi ka publikuar një video reklamuese mjaft të çuditshme për modelin RS3 Sportback.

Është vështirë të gjesh fjalët e duhura për të përshkruar se çfarë ndodh në të, por Audi duket se ka dashur të na tregojë se RS3 Sportback ka shumë ngjashmëri me “nënën” e tij, R8.

Robotët e automatizuar heqin pjesën e pasme të një Audi R8 V10 të gjeneratës së parë për të mundësuar daljen e “bebes” RS3, transmeton Tribuna Channel.

Pjesa e pasme e superveturës fillon të hapet dhe të ngrihet lartë përderisa robotët përhapin njëfarë lëngu për të lehtësuar procesin e “lindjes”.

Motori V10 5.2 litërsh i veturës hiqet për të mundësuar ardhjen në jetë të RS3 Sportback, teksa robotët angazhohen menjëherë për të pastruar “beben” e sapolindur. /Tribuna Channel/