Kopjet kineze të makinave, më të këqija se që keni menduar (Foto)

Përkundër dështimeve, prodhuesit kinezë po vazhdojnë të kopjojnë

Ligjet në Kinë, nuk ua ndalojë prodhuesve që të kopjojnë në të gjitha mallrat që i kërkon tregu, përfshirë edhe makinat më të popullarizuara .

Pa asnjë të drejtë autoriale, janë nxjerrë nga prodhimi vetura të ndryshme, që ngjajnë me modelet më të popullarizuara nga BMW, Rolls-Royce apo Bentley. Mirëpo, rezultatet përfundimtare janë më të këqija se që keni menduar.

Materiali i dobët, përfundimet e pakujdesshme dhe mungesa e detajeve, lënë shumë për të dëshiruar. Në të njëjtën kohë, nuk dihet se çfarë kanë brenda, si dhe çfarë niveli të sigurisë ofrojnë.

E tëra që është e sigurt, është se shiten vetëm në tregun kinez, ndërsa do ishin të ndaluara dhe vështirë se do kërkoheshin prej dikujt në ndonjë shtet tjetër. /Telegrafi/