Këtë lloj telefoni përdor Bill Gates

Bill Gates, njëri nga themeluesit e kompanisë Microsoft, ka zbuluar llojin e telefonit të cilin ai e përdorë.

Ai në një intervistë për Fox News Sunday, ka thënë se kohë më parë ka nisur të përdorë sistemin operativ të Windows Phone në Android, transmeton KosovaPress.

I pyetur për raportet që ka pasur me themeluesin e Apple, Steve Jobs, me të cilin shumë herë ka pasur mos pajtime, Gates ka thënë se miqësia e tyre është rritur derisa Jobs ishte duke luftuar me kancerin.

“Unë dhe ai kemi pasur shumëçka të përbashkët. Në disa mënyra kemi qenë të ndryshëm. Steve ishte gjeni,” tha Gates.

Ai nuk ka dashur të zbulojë arsyen pse nuk pëlqen të përdorë iPhone.

“Telefoni të cilin e kam… Kohë më parë kam kaluar në Android. Nuk përdor iPhone”, ka thënë Gates.

Ndryshe, Gates në vitin 2013 kishte deklaruar se fëmijët e tij asnjëherë nuk kanë kërkuar prodhimet e Apple, pasi që atyre u pëlqejnë telefonat dhe kompjuterët Windows.