Kasa për iPhone 6 furnizon me energji telefonin me anë të valëve të radios

Kompania Nikola Labs ka krijuar një kasë për iPhone e cila mund të marrë energji nga ajri. Kompania përdor sinjalet e frekuencave të radios, si Wi-Fi, Bluetooth dhe 4G, dhe i kthen ato në energji që mund të përdoret për të furnizuar pajisjet mobile.

Kasa është dizajnuar për iPhone 6 dhe konverton energjinë e prodhuar nga sinjalet e frekuencave të radios në energji elektrike, ku kjo e fundit do të furnizojë baterinë deri në 30%. Telefonat do të komunikojë vazhdimisht me rrjetin edhe nëse nuk përdoren.

“Telefoni do të dërgojë dhe marrë informacione (është fjala për aplikacionet që operojnë në sfond) gjatë gjithë kohës,” shpjegoi David Jazani, profesor tek Universiteti Bedfordshire. Kasa nuk do të marrë energji kur telefoni është në përdorim, përndryshe do ta harxhojë menjëherë baterinë dhe do të ndikojë tek performanca e telefonit.