Microsoft konsideron se kjo pajisje për “realitet të zmadhuar” zë një kënd dyfish më të madh, derisa ofron edhe mundësi shtesë për përdorim.

HoloLens 2 që u prezantua në fillim të vitit, po shpërndahet te blerësit, që kanë paguar për të 3,500 dollarë, ndërsa konsiderohet të jetë shumë më e avancuar se modeli i mëparshëm.

Derisa në pajisjen aktuale e lansuar më 2016, Microsoft ishte koncentruar më shumë në lojëra dhe shfaqjen e peizazheve të ndryshme, pajisja e re është më serioze.

Pajisja e re është e dedikuar për biznese dhe përdorime për profesionistë, zakonisht nëpër aktivitete kur i kanë duart e zëna dhe duhet të përcjellin të dhënat e ndryshme.

Në HoloLens 2, ka kënd nga 34 shkallë, në 52 shkallë diagonale dhe derisa Microsoft pretendon se këndi është dyfishuar, specifikat janë megjithatë mjaft të përmirësuara.

Shfrytëzuesit e pajisje së vjetër, kanë mundur vetëm të rrëshqasin nëpër pamjet e ndryshme, derisa në të renë mund të marrin shtyjnë, apo t’ju ndryshojnë pozitat pjesëve që shfaqen në formë hologrami.

Blerësve të zakonshëm, nuk iu është mundësuar shitja e kësaj pajisjeje, por në të ardhmen pritet që HaloLens 2, të jenë në dispozicion për ta përdorur në disa nga qendrat e Microsoft, nga ata që duan ta provojnë eksperiencën me të.