Janë dhjetë shenja që tregojnë se dikush po iu spiunon në kompjuterin tuaj – parandaloni nëpërmjet një procedure shumë të thjeshtë

Të argëtuarit vetëm para kompjuterit, nuk do të thotë se gjithmonë jeni tërësisht vetëm. Hakerët nuk ndalojnë asnjëherë dhe gjithnjë janë në kërkim të mundësive, për të gjetur forma të ndryshme, se si të mbledhin të dhëna nga kompjuteri juaj.

Mjafton të klikoni në ndonjë hapësirë të pasigurt dhe ju i keni lejuar vet hakerët, që të hynë në kompjuter, pa ditur asgjë. Shpenzimi i shpejtë i baterisë, ngadalësimi i funksionimit të kompjuterit, si dhe ndryshimi i ueb-faqeve në shfletues, janë disa nga shenjat që kompjuteri juaj është hakuar.

Bright Side dëshiron të rrisë vetëdijen e lexuesve, për vjedhjen e të dhënave, duke përshkruar dhjetë shenjat që tregojnë se softuerë të ndryshëm spiunimi, mund të jenë në kompjuterin tuaj.

Në pjesën shtesë, sjellë Telegrafi janë përfshinë këshilla të thjeshta se si të shmangni marrjen e viruseve dhe programeve të dyshimta pa e ditur, si dhe nëpërmjet një procedure të thjeshtë të shmangni marrjen e programeve të padëshirueshme.

1. Laptopit i zbrazet bateria shumë shpejtë

Nëse softuerë të padëshirueshëm janë duke funksionuar në sfond, derisa laptopi juaj është i ndezur, atëherë shfrytëzon energjinë  qendrore të procesorit. Disa programe si këto, mund të jenë duke iu spiunuar.

Një kohëzgjatje e shkurtër e baterisë, është gjithashtu një shenjë që dikush po kripton me procesorin tuaj, ose është i infektuar nga programe dashakeqe. Këto bëjnë që laptopët të ndizen dhe të zbrazet bateria, në një kohë shumë të shpejtë.

2. Programet nuk funksionojnë dhe ndalojnë shumë shpejtë

Hakerët kërkojnë gjithmonë mënyra të reja, për të mbledhur të dhënat tuaja. Ata mund të vendosin një kod në aplikacionet tuaja, duke iu mundësuar të mbledhin të gjithë informacionin e nevojshme.

Kjo mund ta bëjë një aplikacion të funksionojë më ngadalë, të bllokohet shpesh apo të ndalojë në tërësi.Për të mbrojtur kompjuterin, përpiquni të mos i vendosni të gjitha të dhënat tuaja financiare, si numrat e kartave të kreditit ose kodet në aplikacione dhe gjithmonë krijoni një fjalëkalim të ndërlikuar.

3. Kompjuteri juaj punon shumë ngadalë

Nëse kompjuteri juaj është mjaft i ri dhe vëreni që krejt papritur nuk funksionon aq shpejt sa duhet, kjo është e dyshimtë. Mund të jetë shenj, që është infektuar me virus dashakeqë, si krimb apo kalë Troje.

Një softuer i tillë i rrezikshëm, mund të vijë në kompjuterin tuaj përmes programeve që shkarkoni, pasi shpesh është maskuar si softuer i ligjshëm. Këto konsumojnë shumë nga burimet e procesorit, gjë që e bën kompjuterin tuaj të funksionojë më ngadalë.

4. Kamera fillon të regjistroi papritmas

Nuk është një shenjë e mirë, nëse vëreni që kamera juaj regjistron dhe mikrofoni aktivizohet vet. Kjo mund të jetë alarmante, sjellë Telegrafi sepse nëse dikush që po ju spiunon, jo vetëm që po përpiqet të vjedhë të dhëna nga ju, por edhe t’ju fotografojë dhe t’ju regjistrojë zërin.

5. Drita të panjohura pulsojnë në kompjuter

Një tjetër shenjë që duhet t’i kushtoni vëmendje: dërgimit dhe marrjes së panjohur në kompjuterin tuaj. Kur edhe dikush tjetër është duke kontrolluar kompjuterin tuaj, ju mund të vini re drita të panjohura pluskojnë papritmas, që nënkupton se dikush është duke marrë dhe shkarkuar diçka në kompjuterin tuaj, derisa ju jeni aktiv dhe nuk dini asgjë.

6. Iu shfaqen shumë reklama

Ndonjëherë, teksa shfletoni në internet, mund të klikoni aksidentalisht në ndonjë flamur ose banderolë të dyshimtë. Ky mund ta injektojë kompjuterin tuaj, me një virus reklamimi që do të shfaqë reklama dhe shtesa të ndryshme në të gjithë ekranin tuaj.

Jo vetëm që është e bezdisshme, por gjithashtu lejon që hakerët të kenë qasje në të dhënat tuaja.

7. Vëreni se ueb-faqja fillestare e shfletuesit ka ndryshuar

Një shenjë edhe më alarmante, është gjendja e faqes fillestare të shfletuesit tuaj. Po që se e hapni dhe vëreni se është ndryshe nga ajo që keni zakonisht, duhet t’i kushtoni vëmendje.

Gjithashtu, mund të vëreni që shfletuesi juaj hapet dhe ju jep faqe interneti krejtësisht të ndryshme, nga ato që përpiqeni të hapni. Kjo do të thotë që kompjuteri juaj, është i infektuar me një lloj programi spiunimi.

8. Ridrejtohen kërkimet që i bëni

Nëse kërkoni diçka në Google dhe ju ridrejton në një ueb-faqe të panjohur dhe të dyshimtë, në vend që të tregoi rezultatet e kërkimit, kjo është problematike. Mund të jetë një Trojan i padëshiruar, andaj duhet të kontrolloni shtesat e shfletuesit tuaj dhe të fshini ato që nuk i keni instaluar vet.

9. Vëreni programe të panjohura që iu janë instaluar në kompjuter

Një nga mënyrat më të zakonshme që kompjuteri juaj mund të monitorohet nga distanca, është përmes programeve të instaluara. Prandaj, sjellë Telegrafi duhet të kontrolloni rregullisht programet e instaluara.

Ndonjëherë, mund të instalohen softuer të padëshiruar, derisa përpiqeni të instaloni diçka si pjesë e ndonjë pakoje. Kur të vëreni ndonjë program të dyshimtë, që nuk jeni përpjekur ta instaloni – duhet ta fshini menjëherë.

10. Ju vëreni aktivitet të dyshimtë në shfletues

Mirë është që të kontrolloni herë pas here historinë e shfletuesit tuaj, për shkak të sigurisë. Nëse vini re se ka faqe në internet, në të cilat nuk keni hyrë kurrë, mund të jetë një shenjë të cilës duhet t’i kushtoni vëmendje.

Aktiviteti i dyshimtë i shfletuesit, sjellë Telegrafi nënkupton se dikush po iu spiunon ju është përpjekur të ketë qasje në të dhënat tuaja.

Shtesë: Ja se si mund ta mbroni kompjuterin dhe të dhënat nga spiunimi

  • Mos harroni përditësoni rregullisht sistemin
  • Shmangni ueb-faqet e dyshimta
  • Shkarkoni softuerë vetëm nga ueb-faqet e besueshme
  • Mos hapni e-maila nga dërgues të panjohur
  • Mbani kursorin mbi linqe, në mënyrë që të siguroheni se do t’ju dërgojë te ueb-faqja e dëshiruar

Instaloni një program të besueshëm antivirus, rekomandon Telegrafi, skanoni rregullisht sistemin dhe mos i injoroni njoftimet anti-virus. A keni gjetur ndonjë nga këto shenja të listuara në kompjuterin tuaj?

Sa shpesh skanoni sistemin, me softuer antivirus? Le të diskutojmë në pjesën e komenteve!