Ja ku vjen mrekullia e fundit nga Aston Martin

Kompania britanike e automobilizmit, Aston Martin, ka konfirmuar se koncepti DBX i prezantuar në Geneva Motor Show do të prodhohet së shpejti

Aston Martin ditë më parë njoftoi se do të investojë rreth 200 milionë pound në mënyrë që të krijojë modele të reja.

“Do të zhvillojmë modele luksoze që do të jenë bazë e planit të biznesit strategjik për të ardhmen”, ka njoftuar kompania.

“Në këtë plan, kompania do të zgjerojë tregun për veturën luksoze GT me prezantimin e një veture të re të bazuar në konceptin DBX”, thuhet më tej aty.

Akoma nuk ka detaje në versionin real të makinës.