iPhone 2019 mund të ketë tri kamera të pasme

Telefonat e sotëm pothuajse rregullisht zbatojnë një sistem me dy kamera në anën e pasme dhe kjo po bëhet gjithnjë e më shumë një prirje në modelet e segmentit të mesëm.

Megjithatë, ne gjithashtu patëm mundësinë të shohim një model me tre kamera në anën e pasme – Huawei P20 Pro. Duket sikur Apple përgatit për vitin e ardhshëm modelin e parë të iPhone me tre kamera në anën e pasme.

Sipas Econonimc Daily News nga Tajvani, sugjerohet se iPhone për vitin 2019 do të ketë një sistem me tre sensorë në anën e pasme.

Raporti përmend se sistemi i kamerës në iPhone për vitin e ardhshëm do të ketë një lente 12MP dhe do të ketë një mundësi zmadhimi 5x. Nuk përmendet në mënyrë specifike nëse është zoom optik, hibrid ose digjital.