Instagram heq dorë nga njoftimi për Screenshot

BuzzFeed News ka raportuar një ndryshim që ka bërë Instagram, një nga aplikacionet më të përdorur të gjithë botën.

Ekipi i një prej rrjeteve sociale më të preferuar ka konfirmuar se ka hequr dorë nga veçoria se do i dërgonte njoftim personit, storyt të të cilit i keni bërë screenshot.

Ky është një lajm i mirë për të gjithë ata të cilët nuk duan të dalin zbuluar.

Kompania deklaroi disa muaj më parë se po e testonte këtë veçori tek disa përdorues, por me sa duket ka hequr dorë.

Snapchat, një tjetër aplikacion i njohur e ka përdorur këtë veçori tek përdoruesit e tij dhe u dërgonte njoftim personit të cilit i bënin screenshot asaj çfarë kishte postuar.