Instagram, Facebook e Messenger po kanë probleme në shfaqjen e fotografive

Në platformën Downdetector janë shfaqur mbi 10 mijë ankesa nga ora 11 në lidhje me një problem që po hasin rrjetet nën pronësi të kompanisë ‘Facebook’.

Facebook, Instagram dhe Messenger duket se po shfaqin probleme në shfaqjen e fotografive, si dhe në kohën e ngarkimit, kanë bërë të ditur përdoruesit e platformës.

Problemi ka prekur rajonin evropian, por është vërejtur edhe në zonën e Kosovës.

Deri më tani, nuk është dhënë ndonjë shpjegim nga kompania ‘Facebook’ në lidhje me problemin.

Problemi me serverët vjen në kohën kur shumica e vendeve të botës gjenden në karantinë. Rrjetet sociale kanë raportuar ngritje të numrit të përdoruesve aktiv, si rrjedhojë.