Huawei prezantoi telefonin inteligjent buxhetor Honor 4C

Kompania kineze Huawei ka shtuar një telefon të ri inteligjent tek seria e saj e pajisjeve Honor. Telefoni, i quajtur Honor 4C, kushton 129 dollarë dhe ofrohet në ngjyrë të zezë, blu, gold, pink dhe të bardhë.

Sa i përket specifikave, Honor 4C fuqizohet nga procesori HiSilicon Kirin 620 me tetë bërthama me shpejtësi 1.2 GHz dhe mban ekran 5 inç me rezolucion 720 pikselë. Ai ofron 2GB RAM, 8GB hapësirë të brendshme (që mund të zgjerohet deri në 32GB nëpërmjet kartës microSD) dhe bateri me kapacitet 2550mAh, shkruan krokodili.com

Sa i përket kamerës, pajisja mban kamerë parësore 13 megapikselë dhe kamerë dytësore 5 megapikselë. Telefoni operon me sistemin Android 4.4 KitKat me ndërfaqen EM UI 3.0.

Huawei1 (1)