Holandezët hartuan një plan të suksesshëm për të ndalur shoferët e dehur

Holanda ka prezantuar një masë radikale për të gjurmuar drejtuesit e dehur që kanë shkaktuar një aksident me makinë.

Të gjithë shoferëve të tillë që janë me kusht do të marrin një pajisje të veçantë rreth këmbëve të tyre, të cilat, duke analizuar djersën e tyre, monitorojnë vazhdimisht gjendjen e tyre, transmeton Telegrafi.

Pajisja do të monitorojë gjendjen e shoferit 24 orë në ditë dhe do të masë nivelin e alkoolit çdo gjysmë ore, dhe do t’i dërgojë të dhënat në shërbimin e monitorimit ndaj shkelësve të trafikut.

Holandezët kanë filluar tashmë një program pilot i cili tregoi se 71 për qind e përdoruesve hiqnin dorë nga konsumi i alkoolit pasi një pajisje përcjellëse ishte vendosur rreth këmbëve të tyre.