Google Pixelbook Go shfaqet online, para lansimit zyrtar (VIDEO)

Pixel 4, Pixel 4 XL (dhe ndoshta një version 5G) nuk janë pajisjet e vetme që Google pritet të njoftojë në ngjarjen e tyre në 15 tetor.

Meqenëse kompania nuk është më duke u përqëndruar në tabletë, Pixelbook do të marrë gjithë vëmendjen, dhe ekipa e 9to5google arritën të marrin pamjet për një prototip të hershëm Pixelbook Go, duke zbuluar edhe lansimin e laptopit.

Për sa i përket specifikave, Pixelbook Go do të jetë shumë i personalizueshëm.

Do të keni mundësi të zgjidhni midis procesorëve Intel Core m3, i5, dhe i7 dhe konfigurimit të memorjes 8 GB ose 16 GB.

Do të jenë të disponueshme 64 GB, 128 GB ose 256 GB hapësirë ​​ruajtjeje. Specifikat tjera përfshijnë:
– 2 altoparlantë
– Kamera e përparme 2MP – 1080p në 60fps
– Çipi Titan C
– WiFi dhe Bluetooth
– Ekrani 13.3 inç
– Raporti i aspektit 16: 9, të dy opsionet – Full HD ose 4K
– Dy porte USB-C (secila me një LED shoqërues)
– Dy ngjyra: “Vetëm e zezë” dhe një “Jo rozë”