Fotografohet tinëz modeli i fshehur i Mercedes, po testohej në rrugë malore

Modeli C-Class AMG i ri, i cili do lansohet gjatë vitit të ardhshëm nga kompania prodhuese e makinave ‘Mercedes’, është kapur në kamera duke u testuar në rrugë malore.

 

Versioni që po testohej, kishte veshje kamuflazhi. Përkundër kësaj, në fotografi vërehet grilli i ri, për dallim nga modeli i mëparshëm, shkruan CarBuzz.

 

Specifikat e automibilit ende nuk janë bërë të ditura nga ana e firmës së makinave. Modeli aktual ka posedon nën kofano motorin 3.0 litra, që prodhon 385 kuaj fuqi.

 

Por, risi në këtë makinë do jetë motori elektrik, i cili do ta bëjë të lehtë dhe miqësor për ambientin.