Fotografohet për herë të parë Volkswagen Golf R420 (FOTO)

Një prototip i Volkswagen Golf R420 është fotografuar për herë të parë gjatë testimeve në Nurburgring në Gjermani.

Që prej se VW shpalosi konceptin Golf R400 një vit më parë, vazhdimisht është raportuar për nisjen e prodhimit të modeleve të reja. Grupi i famshëm gjerman konfirmoi planet muajin e kaluar, dhe tash fotografitë e para të prototipit kanë nisur të qarkullojnë online.

Modeli pritet të lansohet vitin e ardhshëm dhe do të kushtojë rreth 40 mijë euro.

Teksa koncepti kishte 400 kuajfuqi me motor 2.0 litër benzinë me katër cilindra, versioni i prodhuar pritet të vijë me 420 kuajfuqi.

Sistemi pritet të jetë që tërheqë me të gjitha rrotat. Golf R420 pritet të ketë trup sportiv.

Debutimi i tij besohet se do të bëhet në muajin mars të vitit 2016 në Geneva Motor Show.