Flasin shkencëtarët: “Varësia ndaj smartphonëve, ndërlidhet me varësinë ndaj lojërave të fatit”

Një grup shkencëtarët nga Suedia dhe Spanja fillimisht morën në konsideratë mundësinë e një lidhje midis varësisë së lojërave të fatit dhe përdorimit të smartfonëve.

Andreas Fransson, Mariano Chóliz and Anders Håkansson, në një studim të bërë publik në maj 2018, treguan se të rinjtë nga 15 deri në 18 vjeç kishin më shumë gjasa të vuanin nga varësia nga smartfoni se sa të rriturit, dhe në mesin e këtyre të fundit, femrat më shpesh se meshkujt.

Zbulimi interesant, dalë nga pyetësori standard, është se personat me kanë varësi ndaj smartphonëve, kanë edhe një të përbashkët tjetër. Pikërisht varësinë ndaj kumarit.

Megjithatë, studiuesit janë të kujdesshëm në lidhje me supozimet e tyre, ndoshta sepse studimi, siç thonë ata, nuk është gjithëpërfshirës. Prandaj ata propozojnë hetime të mëtejshme që sigurisht nuk kanë munguar.

Personat me varësi ndaj  smartphonëve,  kanë qenë shpesh objekt i hulumtimit. Një studim i Universitetit Ludwig Maximilian në Mynih konfirmoi, pa dyshim, se sidomos të rinjtë përdorin shumë shpesh smartphonët e tyre edhe pa arsye. Hetimet tani po fokusohen më shumë në saktësimin pa hije dyshimi të efekteve anësore shëndetësore të “telefonave të mençur”.

Sipas një studimi pilot të disa shkencëtarëve koreanë me 19 subjekteve të varur nga smartfoni, një varësi nga smartfoni mund të ndryshojë proceset neurokimike në tru. Grupi i marrë në shqyrtim ishte një grup i barabartë pa asnjë anomali të dukshme ose të diagnostikuar.