Fillon prodhimi i BMW i4, bateria ngarkohet për gjashtë minuta dhe përshkon 100 kilometra

Tani erdhi koha. BMW edhe zyrtarisht njoftoi për prodhimin e makinës së saj elektrike i4.

Disa të dhëna tashmë kishin dalë disa ditë më parë, por tani janë konfirmuar kryesisht.

Motori elektrik i BMW i4 jep 390 kW ose 530 kf, që është gati në të njëjtin nivel si një BMW V8 aktualisht.

Shpejtësinë 100 km/orë, BMW i4 e arrin për 4.0 sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale prej mbi 200 km/orë.

Në fushën e studimit të baterive, grupi dëshiron të zhvillojë bateri edhe më efikase dhe më të lehta.

Tashmë për BMW i4 është arritur që bateritë e përdorura të kenë një numër më të madh qelizash për modul, një madhësi të zvogëluar të komponentit, një dizajn më kompakt dhe një fleksibilitet të rritur në lidhje me gjeometrinë e tyre.

BMW gjithashtu thotë se ka bërë përparime të mëdha në energjinë elektrike të saj.

I4 do të përdorë gjeneratën e pestë të paketës së baterisë/teknologjisë së motorit elektrik të BMW, të cilën kompania e ka përdorur ndër vite në i3.

Në mënyrë të veçantë, BMW thotë se është duke përdorur një konfigurim të një voltazhi më të lartë, të ngjashme me atë të që Porsche e ka në baterinë e Taycan.